Dy të vdekur nga aksidenti në Astrazup të Malishevës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazup të Malishevës, ku kanë humbur jetën dy persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Klan Kosova se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Sapo kemi marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë. Nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur, një grua dhe një burrë. Dy persona të tjerë janë transportuar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Elezaj.