Dy të vdekur në aksidente brenda 24 orëve, Policia jep detaje - NACIONALE

Dy të vdekur në aksidente brenda 24 orëve, Policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme brenda 24 orëve.

Njëri ka ndodhur në rrugën për Gjilan, e tjetri në Suharekë.

Njoftimet:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

· Rr. Gjilan – Prishtinë 24.06.2025 – 12:05. Dy vetura dhe një automjet transportues (kamion) janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë një mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona tjerë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

· Lipjan / 24.06.2025 – 17:43. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme