Dy të rinj gjenden të vdekur në një vilë në Pejë - NACIONALE

Dy të rinj gjenden të vdekur në një vilë në Pejë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy persona, një mashkull dhe një vajzë, janë gjetur pa shenja jete sot brenda një vile në Pejë, kanë bërë të ditur Policia dhe Prokuroria.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore.

“Prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme