Dy të mitur në Istog e zhveshin një të mitur tjetër dhe e fotografojnë, rasti përfundon në polici - NACIONALE

Dy të mitur në Istog e zhveshin një të mitur tjetër dhe e fotografojnë, rasti përfundon në polici

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje me motive të ulëta ka ndodhur më datë 11 nëntor në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Aty, dy të rinjë, të mitur, e kanë zhveshur e pastaj fotografuar një të mitur tjetër, shkruan Nacionale.

Për rastin është njoftuar policia e Kosovës nga rajoni i Pejës.

Sipas Policisë, me datë 15 nëntor janë intervistuar të miturit në prani të prindërve dhe avokatëve.

Detaje për këtë rast ka dhënë për Nacionalen, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor. Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Rugova.

Lajme të ngjashme