Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Emshir
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Nacionale se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15.
Ahmeti bëri të ditur se dy automjete kanë qenë të përfshira në aksident.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.