Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Kuvendin e Suedisë - NACIONALE

Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Kuvendin e Suedisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se dy shqiptarë janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Suedisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në bazë të votave të numëruara, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku janë zgjedhur deputetë.

Me të gjitha votat e numëruara, tani mund të urojmë Adnanin dhe Aidën për vendet e tyre parlamentare në Parlamentin e Suedisë. Një arritje e madhe për t'u krenuar. Po ashtu një mësim për ne në Kosovë që të mbështesim më shumë të rinjtë për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Urime!!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme