Dy raste të falsifikimit të parave në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave.
Sipas raportit të PK-së, një rast ka ndodhur në Gjilan dhe një tjetër në Prizren. Siç njofton policia, rasti në Gjilan është raportuar se një zyrtar i bankës, gjatë kontrollit ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 eurosh që dyshohej se ishte false.
Në anën tjetër, në Prizren poashtu një zyrtar i bankës ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 eurosh. Siç bëhet e ditur kartëmonedhat janë konfiskuar për ekzaminim dhe se rastet janë duke u hetuar.
“Rr. Nëna Tereze, Gjilan 18.11.2022 – 14:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se gjatë kontrollit të parave kanë hasur në një kartëmonedhë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar. Rr. Hamit Bonjaku, Prizren 17.11.2022 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policsë.