Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të PK-së, një nga rastet është në Podujevë ku thuhet se është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës.
Ndërsa, poashtu raportohet se edhe në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën, ndonëse ajo kishte pranuar edhe tretman mjekësor.
“Podujevë, 28.11.2022-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rahovec 28.11.2022-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e PK-së.
