Dy qytete të Kosovës thyejnë rekordin e temperaturës maksimale të para gati 60 viteve
Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar vlerat e temperaturave maksimale të regjistruara në disa stacione në të kaluarën dhe ato sot.
Siç shihet në postimin e tij, Komuna e Gjilanit dhe ajo e Kamenicës kanë thyer rekordin e vitit 1963 për temperaturën maksimale, pasi sot në këto dy qytete temperaturat ishin 38.4 gradë Celsius, për dallim nga viti 1963, me 37.1 gradë Celsius.
Rekordin për temperaturat më të larta ndonjëherë e mban Prizreni me 40.8 gradë Celsius të regjistruara më 1987 dhe Mitrovica me 40 gradë Celsius, temperaturë kjo që u regjistrua po ashtu në vitin 87.
Postimi i plotë i Kastratit:
Ishte nxehët sot a?
Jo edhe aq !
Në vazhdim, vlerat e temperaturave maksimale apsolute të regjistruara në disa stacione meteorologjike në Kosovë në të kaluaren dhe ato sot në orën 14:00
p.s. Të dhlnat për sot janë marrë nga stacionet meteorologjike online.
BK