“Dy persona vdiqën në protestën e Kurtit kundër Ahtisaarit, sot e quan kampion të paqes”: Mehmetaj për ‘ngushëllimin’ e Kurtit - NACIONALE

“Dy persona vdiqën në protestën e Kurtit kundër Ahtisaarit, sot e quan kampion të paqes”: Mehmetaj për ‘ngushëllimin’ e Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar shkrimin ngushëllues për vdekjen e ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mehmetaj rikujtoi protestat e dhunshme të organizuara nga Albin Kurti në vitin 2007 kundër Planit të Ahtisaarit, plan ky nga ku buroi e drejta për shpalljen e pavarësisë së Kosovës; dhe ky kishin vdekur të aktivistë të Lëvizjes Vetëvemdosje

Reagimi i Mehmetajt:

Diplomat të shquar, kampion të paqes e kontribuues të jashtëzakonshëm për sigurinë në rajon po e quan Albin Kurti Martti Ahtisaarin.

Në protestat kundër propozimit te Ahtisaarit të organizuara nga Albin Kurti patën vdekur 2 persona.

Kurti thoshte që propozimi i Ahtisaarit është cungim dhe kancer i Kosovës.

Sot Ahtisaari kampion.

Qysh lidhen këto të dyja veç një dreq e merr vesh.

Po nejse. Ky që e glorifikon edhe komandantin e Rojave të Urës, Oliver Ivanovicin duke e portretizuar si qytetar shembullor, normal që e bën edhe për Ahtisaarin.

Interesant ish me pa qeshtu t'u t'rrejtë e t'u t'kesh n'ftyrë e mos me pas çka me bo.

Lajme të ngjashme