Dy persona i rrahin me shkopinj druri tre të tjerë në Rahovec
Dy persona kanë sulmuar me shkopinj druri tre persona të tjerë në Rahovec.
Sipas policisë, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rahovec 17.08.2024-19:00.Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht me shkopinj druri tre viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.