Dy orë e gjysmë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Dy orë e gjysmë janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë.
Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në kuadër të MPB-së.
Sipas njoftimit, kolonat kanë arritur deri në 500 metra.
Ndërsa sipas njoftimit, në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri në 15 minuta.