Dy ngjarjet e planifikuara për sot në Kosovë - NACIONALE

Dy ngjarjet e planifikuara për sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për sot në Kosovë janë paralajmëruar që do të mbahen dy ngjarje.

Nga ora 12:00, BKS, përkujton viktimat e trafikut, ndërsa nga ora 12:00 fillojnë punimet në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren.

Ngjarjet:

12:00

Byroja Kosovare e Sigurimeve në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor vendos instilacione me mbishkrimin “Drejtësi”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

12:00

Organizohet ceremonia e fillimit të punimeve Restauruese e Qendrës Hebraike Kulturore në Prizren. Marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadorja e Republikës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik, Votim Demiri si dhe ambasadorë tjerë të akredituar në Republikën e Kosovës. (Rruga “Pal Paluca”, Prizren)

Lajme të ngjashme