Dy herë brenda 24 orëve: Shpejtim Bulliqit i hakohet Facebooku
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se gjatë 24 orëve dy herë i është hakuar Facebook-u.
Ai ka thënë se nuk ka qasje dhe ka kërkuar mirëkuptim nëse publikohet diçka e papërshtatshme.
“Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve.Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë.
