Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë
Dy fëmijë janë goditur nga një veturë në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Klan Kosovase dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.
“Sot rreth orë 14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.