Dy blloqe të termocentraleve Kosova A dhe Kosova B raportohet se kanë dalë jashtë funksionit
Dy blloqe të termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, përkatësisht A5 dhe B1, raportohet se kanë dalë jashtë funksionit.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, blloku B1 ka qenë jashtë funksionit që nga mëngjesi i së hënës. Si pasojë, sipas mediumit, në disa pjesë të vendit po raportohen reduktime të herëpashershme të energjisë elektrike.
Nacionale nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur raportimin.