Durrësi, nikoqir i Samiti të Brdo-Brijunit: Fokus në integrimin evropian dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor - NACIONALE

Durrësi, nikoqir i Samiti të Brdo-Brijunit: Fokus në integrimin evropian dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Qyteti bregdetar i Durrësit do të jetë nesër nikoqir i Samitit të Brdo-Brijunit, një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale që mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

Në qendër të këtij samiti do të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Plani i Rritjes për rajonin, i cili do të udhëhiqet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në samit pritet të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar, presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i këtij viti do të mbahet nën moton:

“Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: së bashku drejt BE-së.”

Sipas organizatorëve, përveç diskutimeve mbi rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, samiti do të përqendrohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen e koordinimit politik në proceset integruese.

Lajme të ngjashme