Durmishi thotë se javën tjetër pritet të fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit - NACIONALE

Durmishi thotë se javën tjetër pritet të fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bëri të ditur se po vazhdon puna e pandërprerë për të realizuar dë,timin e kanalit të Ibër-Lepencit.

Durmishi theksoi se, me ritmin e aktual të punimeve, devijimi do të përmbyllet brenda kësaj jave, në mënyrë që javën tjetër të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit.

Postimi:

Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.

Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit.

Lajme të ngjashme