Durmishi pas dënimit të Lekajt: Edhe 44 milionë, nuk bëhet fjalë për 53 milionë por për 97 milionë euro
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas dënimit të ish-mimistrit të Infrastruktuës, Pal Lekaj, për rastin e 53 milionë euro për Bechtel Enka.
Drumishi ka dalë me një “sqarim” dhe ka bërë të ditur se përveç kontratës prej 53 milionë eurove, Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë prej 44 milionë eurove.
“Veç sa për sqarim - Nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion euro. Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro.”
“Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë.” – ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Pal Lekaj është dënuar me burgim efektiv me 3 vjet e tetë muaj.