Durmishi: Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka pasur bastisje, në Ministri të Mjedisi nuk e di
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nuk ka dijeni për bastisjen e hetueseve të policisë në ministrinë ku është njeriu i dytë.
Ai ka bërë me dije se në pjesën e infrastrukturës nuk ka pasur bastisje, kur për pjesën e mjedisit nuk ka informacione.
“Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë…Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e mjedisit nuk di, kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë”, ka thënë Durmishi për Kosovapress.