Durmishi: Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht duke punuar
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë "vazhdimisht duke punuar" pas fillimit të reshjeve masive të borës në vend.
Ai bëri thirrje ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë “më të kujdesshëm” dhe “të përshtaten me kushtet në rrugë”.
“Ne vazhdimisht jemi në teren. Në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar. Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë. Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka thënë ai.