Dumoshi publikon foton kur i ndau mirënjohje alpinistes Nikqi: Jam e tronditur për sulmin seksual
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Dumoshi ka thënë se është e tronditur nga lajmi për sulmin ndaj Nikqit.
Duke i kërkuar asaj të jetë e fortë, Dumoshi ka publikuar edhe një fotografi me të, gjatë kohës që ishte ministre e Kulturës ku kishte ndarë edhe një mirënjohje për alpinisten.
“Është kënaqësi e veçantë për mua si Ministre që t'i ndaj mirënjohje një alpinistje të suksesshme siç jeni ju, vajza e parë në botë e cila i ka pushtuar 7 majat më të larta në 7 kontinente ende pa i mbushur 18vite”, ishte shprehur Dumoshi gjatë ndarjes së mirënjohjes për Nikqin.
Ndërsa, tani pas sulmit ndaj saj, Dumoshi ka thënë se ajo dhe çdo qytetar tjetër janë me të në këto momente të vështira.