"Duke hapur ura të reja bashkëpunimi", Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme - NACIONALE

"Duke hapur ura të reja bashkëpunimi", Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla deklaroi se po hapen rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada.

Kryediplomatja mori pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme.

Gërvalla bëri të ditura takimet e realizuar me homologet e saj nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos.

“Nga Takimi i Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, tha Gërvalla.

Lajme të ngjashme