Dukagjin Lipa: S'donim ta mbanim festivalin në Gërmi, s'është vend adekuat - NACIONALE

Dukagjin Lipa: S'donim ta mbanim festivalin në Gërmi, s'është vend adekuat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dua Lipa, së bashku me babain e saj Dukagjinin dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën, kanë mbajtur një konferencë për media në një hotel në hyrje të Prishtinës në lidhje me festivalin Sunny Hill.

Babai i këngëtares mori vëmendjen kur foli për lokacionin në të cilin do të mbahet festivali edhe këtë vit.

Pasi falenderoi të gjithë për përkrahjen, ai tha se Gërmia nuk ka qenë “dëshira e tyre për ta mbajtur festivalin”.

“Gërmia s’ka qenë dëshira jonë me mbajt festivalin këtë vit, është vështirë me organize një festival me përmasa të tilla në këtë vend, urojmë që kanë me organizu viteve tjera në vendin adekuat,” – ka thënë z. Lipa gjatë kësaj konference.

Edhe Dua Lipa foli në konferencë dhe falenderoi po ashtu simpatizuesit e saj në Kosovë.

Lajme të ngjashme