'Duhet me qenë shpirtngushtë': Deputetja e PDK-së i reagon Kusarit pasi s'përmendi emrat Thaçit dhe Veselit - NACIONALE

'Duhet me qenë shpirtngushtë': Deputetja e PDK-së i reagon Kusarit pasi s'përmendi emrat Thaçit dhe Veselit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar pas postimit të sshefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, pas vizitës në Hagë të ish-krerët e UÇK-së ku ka përmendur vetëm Rexhep Selimin, ndërsa ish-krerët e UÇK-së të tjerë nuk i ka përmendur.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet me qenë shumë shpirtngushtë, ose mos me mundur apo mos me guxu me i përmend.

"Mimoza Kusari" dhe të tjerët e UÇK - së... Ehhhhh.... Duhet shumë shpirtngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend " këta të tjerët si i quan sot Mimozë" e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta... Çka me të thanë tjetër ty ...Kurgjo, ama bash kurgjo. As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njëjtë e cila ju tjetërson përditë”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme