“Duhet hapur shtegu”, Lushi: “Opozita” ia tregoi vendin Kurtit, tani duhet të votojnë Haxhiun - NACIONALE

“Duhet hapur shtegu”, Lushi: “Opozita” ia tregoi vendin Kurtit, tani duhet të votojnë Haxhiun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka vlerësuar se PDK, LDK, AAK dhe Nisma ia kanë ekspozuar pamendesinë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Këto parti, sipas tij, edhe kandidates së VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhuit ia ka treguar vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se tani opozita e deridjeshme duhet të votojë kandidatin e VV-së për kryeparlamentare.

“PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë arritur qëllimin të ekspozojnë pamendësinë dhe limitin e Albin Kurtit. Politikanes së padijshme Albulena Haxhiu poashtu i është treguar vendi dhe është nxier mjaftueshëm. PDK, LDK, AAK dhe Nisma duhet ta votojnë Kryeparlamentaren që e propozon VV për hir të procesit demokratik dhe për të mirën e shtetit të Kosovës. Pas zgjedhjes së Haxhiut si Kryekuvendare ose krijohet një qeveri ose vendi le të shkon në Zgjedhje”, ka shkruar ai, duke shtuar se këtë gjë duhet ta bëjnë për hir të shtetit.

“Por që të lëvizin gjërat duhet hapur shtegu. Pa u konstituar parlamenti nuk mund bëhen as Zgjedhjet e reja. Vazhdimi i inatit absurd nuk e qet askënd fitues. PDK, LDK, AAK dhe Nisma duhet të bëjnë këtë veprim, jo për Kurtin dhe Haxhiun, por për shtetin. Lëshimi rrugë para marrëzisë dhe kokëfortësisë së paepur nuk është dobësi, por fisnikëri dhe pjekuri”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme