Duda Balje: Dhuna ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve, e papranueshme - NACIONALE

Duda Balje: Dhuna ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve, e papranueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar për videon në të cilën, në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, shihet dhuna ndaj një pacienteje të moshuar nga ana e një infermiereje.

Në profilin e saj në “Facebook”, Balje ka shkruar se kjo është e papranueshme.

“O vajze me floke te zeza kush ta ka dhene të drejtën të bësh keto gjera, duhet te kesh turp per veten, dhe si te kane eduku prinderit. Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote. Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet te mbani pergjegjesi. Turp te kesh”- ka shkruar Balje.

Lajme të ngjashme