Dauti: Me këto dy aspekte, Dritan Abazoviqi dëshiroi të bënte Malin e Zi Shqipëri - NACIONALE

Dauti: Me këto dy aspekte, Dritan Abazoviqi dëshiroi të bënte Malin e Zi Shqipëri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit: Çka po lyp Xhelal Sveçla në kafe me banditin e UP-së?

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrint Albin Kurti, ka shkruar një status, e ku e përmend ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka shkruar se çfarë po kërkon në kafe Sveçla me banditin e UP-së, pa treguar se për kë e ka fjalën.

Tutje, ai ka thënë se “matrapazi në të kaluarën ju ka ndihmu në zgjedhje partive të regjimit”.

Berisha ka ironizuar duke thënë se ndoshta është ai është kthyer në rrugë të drejtë.


Ish-zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe shkrimtari, Daut Dauti, ka thënë se kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka tentuar që ta bëjë Malin e Zi Shqipëri.

Dauti thotë se, Abazoviq në aspektin politik, dëshiroi të krijonte miqësi me Serbinë njejtë si Edi Rama, ndërsa në aspektin religjioz, Abazoviq tentoi “t’i jepte superioritet serbëve në kishën ortodokse në Mal të Zi, mu ashtu siç kanë grekët në kishën ortodokse në Shqipëri”.

Shkrimi i plotë i tij:

Sovraniteti

Ajo të cilën tentoi ta bëntë Dritan Abazoviqi në Mal të Zi, nuk është diçka e panjohur për shqiptarët. Në aspektin politik ai dëshiroi të krijonte miqësi me Serbinë e Vuqiqit mu ashtu siç ka krijuar Edi Rama.Në aspektin religjioz, ai tentoi t’i jepte superioritet serbëve në kishën ortodokse në Mal të Zi, mu ashtu siç kanë grekët në kishën ortodokse në Shqipëri.

Me pak fjalë Dritan Abazoviqi dëshiroi të bënte Malin e Zi Shqipëri. Por, malazezët i thanë:’JO Dritan, ne e ruajmë sovranitetin tonë’.

Lajme të ngjashme