"Duan të na zhdukin nga faqja e dheut": Rusia përsëri bombardon Kjevin, disa të vrarë
Të paktën 8 civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa mbi kryeqytetin ukrainas Kyiv.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas si dhe nga vet presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Kryetari i bashkisë së Kievit të hënën u kërkoi banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore pas një sulmi të dyshuar me raketa në kryeqytetin ukrainas.
Ndërsa kryetari i Kyivit, Vitali Klitschko u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit që të qëndrojnë në strehimore dhe mos të dalin jashtë nëse nuk është urgjente.
“Alarmi për sulm ajror, dhe për këtë arsye kërcënimi, vazhdon, u bëj thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit: të qëndrojnë në strehimore gjatë alarmit. Nëse nuk ka nevojë urgjente, është më mirë të mos shkosh sot në qytet.” - tha Klitchko transmeton CNN.
Klitschko konfirmoi se sulmet goditën rrethet Shevchenkivskyi dhe Solomianskyi të Kievit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas sulmeve tha se Rusia po përpiqej të asgjësojë Ukrainën.
"Kjo është dita e 229 e luftës në shkallë të gjerë. Kjo është dita e 229-të që ata (rusët), po përpiqen të na asgjësojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Kjo është ajo, me pak fjalë," tha Zelensky.
