Dua Lipa për spektaklin e natës së parë në “Sunny Hill”: Katy Perry na çoi në Hënë - NACIONALE

Dua Lipa për spektaklin e natës së parë në “Sunny Hill”: Katy Perry na çoi në Hënë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dua Lipa, ylli i Kosovës me famë botërore dhe një nga emrat më të mëdhenj të muzikës moderne, ka reaguar me entuziazëm pas natës së parë të festivalit “Sunny Hill”, të cilin e ka shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon dhe më gjerë.

Artistja ka veçuar performancat e Katy Perry dhe DJ-it Seth Troxler, ndërsa me ndjekësit ka ndarë emocionet dhe energjinë e jashtëzakonshme që karakterizuan hapjen e festivalit.

“DITA E PARË ⭐️ Festivali Sunny Hill!!!!!! Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje 🧑‍🚀🚀. Shihemi sonte për raundin e dytë!!! ⭐️”, ka shkruar Dua Lipa.

Përmes “Sunny Hill”, Dua Lipa vazhdon ta vendosë Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, duke sjellë në Prishtinë artistë të njohur botërorë dhe duke i dhënë skenës vendore një ekspozim të jashtëzakonshëm.

Lajme të ngjashme