Dua Lipa mori pasaportën e Shqipërisë: BBC në raport 'heq' Kosovën nga jeta e saj - NACIONALE

Dua Lipa mori pasaportën e Shqipërisë: BBC në raport 'heq' Kosovën nga jeta e saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dua Lipa gjatë ditës së djeshme mori edhe zyrtarisht nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë, dhe ky lajm u përhap gjithandej në mediet më prestigjioze botërore. Mes të cilave, edhe në BBC.

BBC ka publikuar lajmin edhe në faqen e saj në Instagram, ku shkruan se ajo ishte kthyer në Shqipëri kur i kishte njëmbëdhjetë vjet.

Në fakt, ajo ishte kthyer në Kosovë kur ishte bërë njëmbëdhjetë vjeçare, duke kryer ciklin e shkollës së mesme të ulët.

“Familja iu rikthye në Shqipëri kur Dua ishte 11 vjeçare.” shkruan BBC. Në fakt, familja e Dua Lipës as nuk ka jetuar e as nuk është rikthyer për të jetuar ndonjëherë në Shqipëri.

BBC është furnizuar me anë të një interviste të Dua Lipës dhënë për kohën e kaluar në Kosovë, por duke nënkuptuar se ajo ishte kohë e kaluar në Shqipëri.

“Është interesante se kam kaluar nëpër ato gjëra në moshën 11 vjeçare, por s’do ta ndryshoja për asgjë në botë sepse më ndihmoi të bëhesha ajo që jam.” – kishte thënë Dua.

Audienca globale e BBC-së e ka kuptuar një gjë të tillë sikur ajo po fliste për Republikën e Shqipërisë, dhe jo për Kosovën.

Lajme të ngjashme