Droni në Rumani, vjen reagimi i Putinit - NACIONALE

Droni në Rumani, vjen reagimi i Putinit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se është shumë herët që të thuhet nëse droni që u përplas në një bllok banesor në Rumani ishte rus dhe sugjeroi se ai mund të ketë qenë një dron ukrainas.

NATO-ja e akuzoi Moskën të premten për sjellje të pamatur dhe u zotua se do ta “mbrojë çdo centimetër të territorit të aleatëve”, pasi Rumania tha se një dron rus ishte përplasur në një bllok banesor në shtetin që është anëtar i aleancës gjatë një sulmi ndaj Ukrainës fqinje, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kush në Rumani thotë se ky është dron rus” – i pyeti Putini gazetarët në një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit. Ai tha se porsa kishte dëgjuar për incidentin, pasi kishte qenë tërë ditën në bisedime. “Askush nuk mund të thotë se cila është prejardhja e këtij apo atij droni derisa të jetë kryer një ekzaminim” – tha ai.

Presidenti rus shtoi se dronët ukrainas në të kaluarën janë parë në Finlandë, Poloni dhe në shtetet e Baltikut.

“Reagimi i parë ishte saktësisht i njëjtë siç është tani në Rumani: rusët po vijnë. Pastaj, pas një kohe të shkurtër, doli se nuk kishte të bënte asgjë me dronët rusë” – tha më tej Putini.

Ai gjithashtu iu kundërvu komenteve të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e akuzoi Rusinë për kalimin e një vije tjetër përmes këtij incidenti, duke thënë se ajo nuk i ka ekzaminuar vetë mbetjet e dronit.

Presidenti rus sugjeroi që Rumania t’i ndajë të dhënat në lidhje me atë që ka ndodhur dhe potencialisht edhe copëza të dronit në mënyrë që Moska të mund ta kryejë hetimin e vet.

Lajme të ngjashme