Drita me fitore historike në arenën ndërkombëtare
Drita ka arritur fitore të rëndësishme sonte ndaj skuadrës irlandeze Shelbourne, me rezultat të ngushtë 0:1.
Golin vendimtar për “intelektualët” e realizoi Almir Ajzeraj, duke i siguruar skuadrës gjilanas një tjetër sukses në garat evropiane.
Kampioni aktual i Kosovës ka grumbulluar tashmë pesë pikë nga paraqitjet e deritanishme, një arritje historike për futbollin kosovar, pasi Drita bëhet ekipi i parë nga Kosova që arrin këtë kuotë pikësh, raporton Klan Kosova.
Në dy pjesëmarrjet e mëparshme në Europa Conference League, skuadra e Ballkanit kishte arritur të siguronte gjithsej katër pikë.
Ndërkohë, më pak fat pati Shkëndija e Tetovës, e cila humbi fitoren në minutat e fundit të ndeshjes kundër Jagellonias. Kampionia e Maqedonisë së Veriut kaloi në epërsi me golin e Liridon Latifit, por Llozano barazoi shifrat në minutën 90+10, duke vulosur rezultatin 1:1.
Në xhiron e ardhshme të kësaj gare, përballja do të jetë tejet interesante, pasi do të takohen Drita dhe Shkëndija.