Drenas: Prindi raporton se vajza e tij e mitur është rrëmbyer
Një rast i rrëmbimit është raportuar në Drenas.
Prindi ka raportuar se vajza e tij e mitur është parë teksa hip në një veturë me targa të panjohura.
Njoftimi:
Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura. Rasti duke u hetuar.