Drejtoria e Administratës shtyen datat për mbajtjen e këshillave lokal
Drejtoria e Administratës përmes një njoftimi në faqen zyrtare dhe në faqen e Kryeqytetit të Prishtinës, informon qytetarët se për shkak të temperaturave të larta, datat të cilat kanë qenë të parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për muajin shtator.
“Vendimi është marrë nga Komisioni për Këshilla Lokal, për të garantuar sigurinë dhe lehtësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve”, njofton Drejtoria e Administratës.