Drejtori i policisë: Rastet e sulmeve në veri janë duke u hetuar, është herët njëherë të flitet
Samedin Mehmeti, drejtori i policisë së Kosovës, ka folur në një konferencë për media rreth sulmeve të cilat janë bërë në veri të vendit.
Ai ka thënë se rastet janë në procedurë të verfikimit, e është ende herët njëherë të flitet pasi që është vetëm një ditë prej kur janë hequr barikadat.
“Aktualisht jemi në procedurë të verifikimit dhe publikimit është vetëm një ditë prej kur janë hjekë barikadat, dhe është herët njëherë me folë sa persona janë lënduar sa njerëz janë duke u hetu, në momentin qe do t'i kemi të dhënat do t'i publikojmë” tha drejtori i policisë, Semedin Mehmeti.