Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane: Secili veprim tjetër i njëanshëm, çon në masa - NACIONALE

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane: Secili veprim tjetër i njëanshëm, çon në masa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, ka komentuar situatën politike dhe raportet në mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një intervistë për Kosovapress, Zeka ka përmendur cilësinë e raporteve në mes dy vendeve.

Tutje, ai ka folur edhe për mundësinë e masave të reja.

“Vetëm mundem ta përsëris atë që është thënë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, DASh-it, por edhe të përfaqësuesve të ShBA-së në Kosovë, se cilësia e raporteve ndërmjet Qeverisë Amerikane me Qeverinë e Kosovës, nuk është e mirë. Dhe kjo falë veprimeve të njëanshme, të pakoordinuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm me ShBA-të si aleati më i rëndëisshëm që vendi ynë ka, por edhe me aleatët e tjerë…Secili veprim tjetër natyrisht që çon në masa ndëshkimore, siç të tjerët u referohen si sanksione, qoftë nga BE-ja apo edhe aleatët e tjerë” – tha ai.

Lajme të ngjashme