Drejtori i AKI-së që raportoi dje në Komision: Situata tani është stabile
Gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së shefi i këtij agjencioni, Petrit Ajeti.
Pas këtij raportimi që zakonshëm mbahet me dyer të mbyllura për mediat, ka folur deputetja Ganimete Musliu, e cila është kryetare e këtij komisioni.
Musliu për EO tha se raportimi u mbajt pas situatës së tensionuar në veri, por se tashmë situata është stabile.
“Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serbë për bashkëpunimin dhe i inkurajoj të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu.
Tensionet në veri erdhën pas afrimit të datës të vendimit të qeverisë për dy marrëveshjet me Serbinë. Njëra për targat e tjera me dokumentet.