Drashkoviq: Ahtisaari përfshiu sugjerimet e mia në Planin e tij për Kosovën pas "Trazirave të Marsit" - NACIONALE

Drashkoviq: Ahtisaari përfshiu sugjerimet e mia në Planin e tij për Kosovën pas "Trazirave të Marsit"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një artikull të BBC-së (shërbimi në gjuhën serbe) kushtuar “Trazirave të Marsit” të 2004’ës, ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq, thotë se më 5 maj të atij viti kishte udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me asokohe Sekretarin amerikan të Shtetit, Collin Powell, për të diskutuar rreth ngjarjeve.

Drashkoviq e rikujton Powell-in t’i ketë thënë se “shqiptarët duhet ta dinë që hakmarrja për krimet e regjimet e Millosheviqit ndaj tyre është gjithashtu krim dhe s’mund të ketë alibi”.

Ish-politikani serb thotë se më vonë në diskutimet me Marti Ahtisaarin (të dërguarin e OKB-së për Kosovën) pas atyre trazirave i kishte thënë se “është imperative tash që të formohen komuna të reja me shumicë serbe dhe jo-shqiptare në Kosovë, me nivelin më të lartë të vetëqeverisjes, përfshirë policinë dhe pushteteve gjyqësore”.

"Unë sugjerova gjithashtu krijimin e zonave të mbrojtura rreth kishave dhe manastireve serbe. Ahtisaari do t'i përfshinte të gjitha këto në planin e tij" thotë Drašković.

Lajme të ngjashme