Drançolli publikon hartën e Vilajetit të Kosovës, Prishtina më e vogël se Prizreni e Peja - NACIONALE

Drançolli publikon hartën e Vilajetit të Kosovës, Prishtina më e vogël se Prizreni e Peja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jahja Drançolli, profesor i njohur i historisë, ka publikuar një hartë të Vilajetit të Kosovës gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane.

Sipas profesor Drançollit, Kosova atëbotë kishte një territor me sipërfaqe prej 32.900 kilometra katror dhe me një popullsi prej mbi 1 milionë njerëz. Ndërsa kryeqyteti i Kosovës atëbotë ishte Shkupi.

Ajo që bie në sy në shkrimin e Drançollit është se Prishtina, sot kryeqytet i Kosovës, ishte më e vogël se Prizreni e Peja për nga numri i banorëve.

“Vilajetit i Kosovës (Kosova Vilayeti) sipas hartës që kemi në dorë, kufizohet me Serbinë në veri; në Lindje me vilajetet e Bullgarisë; në Jug me Vilajetet e Manastirit dhe Selanikut; në Perëndim me Vilajetet e Shkodrës dhe Malit të Zi; në veri-perëndim, megjithatë, me vilajetet e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo zotëronte një territor që kishte një sipërfaqe prej 32.900 km2, me 1.038.100 banorë. Kryeqyteti ishte Shkupi (Üsküb) me 25.000 banorë. Qytetet tjera të rëndësishme ku ka banuar sanxhaku janë shënuar me të kuqe në hartë: Prishtina (11.000 banorë), Prizreni (38.000 banorë), Peja (Ipek, 18.000 banorë)!

Zyrat osmane nuk thanë asgjë të re me këtë hartë të shek. XIX. Ata modeluan hartën e vjetër të Mbretërisë së Dardanisë dhe të Provincës së Dardanisë nga koha e Dikokecianit me qendër Shkupin.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme