Drag Queen hyn në Big Brother, vërshojnë komentet e tmerrshme nga disa qytetarë - NACIONALE

Drag Queen hyn në Big Brother, vërshojnë komentet e tmerrshme nga disa qytetarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova është aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku që ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria Owns.

Victoria në momentin e parë që doli në skenën e Big Brother Vip Kosova bëri edhe një përformancë.

Nga banorët e tanishëm të BBV Kosova, Victoria u mirëprit mjaftë mirë.

Mirëpo ndryshe tyre kanë reaguar shikuesit me komentet në faqen e Facebook-it në Klan Kosova.

Njëri nga komentuesit ka kërkuar nga shikuesit që të bojkotojnë këtë show televiziv, si dhe t’i mbajnë larg fëmijët.

Ai tutje ka thënë se më mirë është të jemi të prapambetur se sa të degjeneruar.

Ju kisha këshillu t‘gjithëve me e bojkotu dhe mos me e shiku e sidomos fëmijët me i mbajt larg prej këtij programi, sepse kta horra tuj e pas parasysh audiencën që munden me e mbërri me ketë format me qëllim kan fut në mes edhe psikopat e klasën e pedofilave që po i lufton krejt bota phuu Zoti ju marroftë. Ma mirë t’prapambetur se sa të degjeneruar e me e marrë rrugën e dreqit”, tha njëri ndër komentuesit.

Hyrja e Victores, shtyri një nga komentuesit që të thotë që ky program të mbyllet qysh në fillim.

Allah ndor tanë , mbyllne kit program se e bot m*t me fillim”, ka komentuar ai.

Lajme të ngjashme