“Drafti i ri, më i mirë i avancuar”, Rrusta ironizon: E vërtetë ajo që po thotë Kurti, Asociacioni ka avancuar në kompetenca - NACIONALE

“Drafti i ri, më i mirë i avancuar”, Rrusta ironizon: E vërtetë ajo që po thotë Kurti, Asociacioni ka avancuar në kompetenca

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka ironizuar me deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se drafti i ri i Asociacionit është më i avancuar se ata të mëhershmit.

Ajo ka thënë se kryeministri ka të drejtë në atë që thotë.

Sipas saj, është e vërtetë që drafti i Asociacionit ka avancuar në kompetenca.

Është e vertetë ajo që po thotë kryeministri, që draft-statuti i ri është më i avancuar se ai që ka qenë. E saktë. Përderisa derivon nga 2013-shin, ai zgjërohet dhe avancohet në kompetencat që ka. Asociacion i ri është ky dhe i ndarë nga shteti i Kosovës, i shpallur me 17 Shkurt. 1244-shi nuk është aty për hijeshi. Ai kthen gjendjen para pavarësisë, në një pjesë të territorit. Ky është realitet i ri nga pushteti i ri”, ka shkruar Rrusta në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme