Draft-statuti i Asociacionit, Hasani: Kurti u mashtrua prej njerëzve që iu ka besuar - NACIONALE

Draft-statuti i Asociacionit, Hasani: Kurti u mashtrua prej njerëzve që iu ka besuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vazhduar kritikat ndaj draft-statutit të Asociacionit.

Ai ka thënë se kushdo që e ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti për këtë çështje e ka mashtruar.

Lajçaku ka dal me sukses të plotë. Lajçak e ka kryer misionin e vetë, tjera çka thonë këta. Kushdo qoftë që e ka mësua Albin, se ai është inxhinier, e ka mashtru, me ose pa agjendë të caktuar. Dhe përmes tij e ka dëmtuar Kosovën sepse është dashur që për pjesë të caktuara me kohë me qenë më transparent, sepse ka dispozita aty që është dashur të shkojnë në Kuvend. Ka mundur me kohë me hap debat për disa pjesë të dispozitave të Brukselit dhe të Ohrit”, ka thënë Hasani në një intervistë për emisionin “DPT të Fidani” në ATV.

Ai ka thënë se koha do ta dëshmoj së Kurti ka qenë i mashtruar nga ata që iu ka besuar.

Lajçaku me siguri do t`i botojë memoaret e tij dhe do të del kjo që po e them unë. Ai e ka parë që këta s`po dinë, s`po dojnë me ditë ose kanë kalkulime tjera. A unë besoj më shumë që janë mashtruar prej njerëzve që këta ju kanë besu dhe e kanë pru punën këtu”, është shprehur Hasani.

Lajme të ngjashme