Draft-memorandumi ShBA-Iran: Ja çka parashikon pakti i ri sipas raportimeve - NACIONALE

Draft-memorandumi ShBA-Iran: Ja çka parashikon pakti i ri sipas raportimeve

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Sipas CNN, duke iu referuar televizionit shtetëror iranian, një draft-memorandum mirëkuptimi po negociohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ky draft parashikon tërheqjen e forcave ushtarake të SHBA-së nga afërsia e Iranit dhe heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane.

Në këmbim, Irani është zotuar të rikthejë numrin e anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në nivelet e paraluftës brenda një muaji. Sipas medias iraniane, trafiku detar në ngushticë do të menaxhohet nga Irani në bashkëpunim me Omanin, duke përjashtuar anijet ushtarake nga kjo marrëveshje.

Marrëveshja, e cila po negociohet me ndërmjetësimin e Pakistanit, ende nuk është finalizuar dhe kërkon "verifikime të prekshme". Nëse palët arrijnë një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve, memorandumi pritet të miratohet në formën e një rezolute të detyrueshme nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga SHBA lidhur me këtë raport.

Lajme të ngjashme