Dosja e Prokurorisë: Si kërkoi asamblisti i VV-së dhurata e ryshfet mijëra euro sa ishte punëtor i KEDS-it - NACIONALE

Dosja e Prokurorisë: Si kërkoi asamblisti i VV-së dhurata e ryshfet mijëra euro sa ishte punëtor i KEDS-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në mesin e të arrestuarve për rastin Brezovica, ishte edhe asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu.

Ai po dyshohet për ushtrim ndikimi dhe pranim i paarsyeshëm i dhuratave. Sipas dosjes së Prokurorisë, Lahu si punëtor i KEDS-it në vitet 2016 dhe 2018, kishte kërkuar e pranuar dhurata mijëra euro, për t’i kryer disa ndryshime në rrjetin energjetik.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, si punëtor i ndërmarrjes “KEDS” në Prishtinë, gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë nga shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve në atë mënyrë që për të kryer shërbimin e zhvendosjes së tensionit të mjetit elektrik në vikend-zonën e Brezovicës, për NN, si ndërmarrje ndërtimore e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpive, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë një pronë të paluajtshme – sipërfaqe rreth 350m2, në vlerë rreth 20,000€ euro, nga NN, të cilën pronë e ka regjistruar në emër të djalit të vëllait”- thuhet në kërkesën e Prokurorisë të cilësn e ka siguruar Kallxo.com

“Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2016, si drejtor i ndërmarrjes KEDS, filiali në Ferizaj, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë me qëllim që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që ka pranuar dhuratë nga NN një parcelë me sipërfaqe prej 350 m2 në vlerë rreth 20,000€ (njëzet mijë euro), me premtim se do të ndikojë tek personat përgjegjës të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë të cilët ishin duke realizuar një projekt për renovimin e rrjetit elektrik në rrugën rajonale Shtërpcë-Sharr, të cilin me kërkesën e ndërmarrjes ndërtimore NN që ishte duke kryer ndërtimet e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpizave, ka zhvendosur rrjetin elektrik të tensionit të lartë, me qëllim që t`i mundësohet ndërtimi i objekteve ndërmarrjes ndërtimore, edhe pse kjo zhvendosje duhet të kryhej në pajtim me projektin investiv të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë, kurse nga investitori i vikend shtëpizave NN në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka kërkuar 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) euro për ta kyçur në trafon elektrike të KEDS-it”- thuhet në dosjen e Prokurorisë që rëndon ndaj të dyshuarit Lahu

.Gjatë ditës së sotme Gjykata e Ferizajt pritet të caktojë seancën për caktimin apo jo të kësaj mase që e ka kërkuar Prokuroria e Ferizajt.

Lajme të ngjashme