“Dorëzohet” një shkollë në Deçan – nesër e fillon mësimin
Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan, Qazim Maloku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të nisin procesin mësimor.
Maloku ka shkruar se deri te ky vendim kanë ardhur pas një analize dhe diskutimi me mësimdhënësit e kësaj shkolle.
“Ne, njëzëri u dakorduam që greven ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kerkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes”, ka shkruar drejtori i kësaj shkolle.