Dorëzohet në polici, pas presionit të organeve, i dyshuari për “Vrasje të rëndë” në Debëlldeh të Vitisë - NACIONALE

Dorëzohet në polici, pas presionit të organeve, i dyshuari për “Vrasje të rëndë” në Debëlldeh të Vitisë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar i dyshuari për “Vrasje të rëndë” në Dobëlldeh të Vitisë. Kjo si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025.

E plotë:

Arrestohet i dyshuari për veprën penale vrasje e rëndë

Gjilan, 01 tetor 2025

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025.

I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Lajme të ngjashme