Dorëzohet në Polici një i dyshuar për përgatitjen e veprave terroriste në vitin 2016
Një person i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste në vitin 2016, është dorëzuar në Polici.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Ndaj të njëjtit, ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata.
Njoftimi:
PËRGATITJE E VEPRAVE TERORISTE
Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.