Dorëzohet edhe gazetari pro VV-së, jep një propozim për themelimin e Zajednicës - NACIONALE

Dorëzohet edhe gazetari pro VV-së, jep një propozim për themelimin e Zajednicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistët e afërt me pushtetin aktual tashmë kanë filluar të ndryshojnë qëndrimet e tyre rreth Asociacionit, të cilin dikur VV-ja e kishte demonizuar duke e quajtur si Zajednicë. Pas analistëve Sadri Ramabaja, Krenar Shala e Blerim Gashi, ka ardhur edhe dorëzimi i radhës.

Bëhet fjalë për Gëzim Mekulin. Mekuli, gazetar që shquhet për qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë me propozimin e tij për Asociacionin.

Këtë propozim e bazoi te Kuvendi i Laponëve në Norvegji, të cilët nuk kanë të drejtë vendimmarrje politike, por luftojnë për zhvillim të gjuhës e kulturës.

"Kuvendi i laponëve (Sametinget) nuk ka të drejtë për vendimmarrje politike por, ky Kuvend (Sametinget) lufton, gjithsesi, edhe që të forcojë pozicionin politik të Laponëve dhe të promovojë interesat e laponëve në Norvegji; pra të kontribuojë në trajtimin e barabartë dhe të drejtë të popullit lapon dhe do të punojë për të krijuar kushtet e duhura që pakica lapone të sigurojë dhe të zhvillojë gjuhën, kulturën dhe jetën e tyre shoqërore brenda shtetit Norvegjez, pra duke respektuar Kushtetutën e Monarkisë norvegjeze", shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe propozimi i plotë:

Lajme të ngjashme