“Dorëzohet” edhe Bajqinovci: Më së miri do të ishte që Asociacioni të dizajnohet nga Qeveria e Kosovës
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka folur rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni mund të mos ndodhë.
E disa sekonda më tutje, ai e dha një mendim, siç tha “personal”, duke theksuar se Asociacioni duhet të dizajnohet nga vendorët.
“Unë mendoj që më së miri do të ishte që të dizajnohet nga vendorët në këtë rast nga Qeveria e Kosovës dhe jo të sillet Asociacion apo diçka tjetër e cila mund të prek ndoshta edhe pjesë të tjera të Kushtetutës së Kosovës siç ka pasur edhe më herët”, ka deklaruar Bajqinofci në Debat Plus.